skip to Main Content
Hernia Diskale Dhe Spondiloartroza. Metodat E Trajtimit 09.05.2015

Hernia Diskale dhe Spondiloartroza. Metodat e Trajtimit 09.05.2015

Hernia Diskale dhe Spondiloartroza. Metodat e Trajtimit 09.05.2015
Organizuar nga Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve
në bashkëpunim me HYGEIA HOSPITAL TIRANA.
HYRJE
Marre nga, PROGRAMI DHE MATERIALET QE U JEPEN PJESEMARRESVE.
Padyshim që Fizioterapia, duke evoluar me kohën, jo vetëm ka përmirësuar cilësinë e teknikave dhe cilësinë e aplikimit të këtyre teknikave, por kemi shtuar
edhe numrin e teknikave që aplikojmë.
Cervikalgjite dhe lumbalgjite jane dy probleme qe ndeshim cdo dite ne klinikat e fizioterapise ne të gjithe Shqiperine. Qe te iu ofrojme pacienteve tane nje
sherbim me te mire, me korrekt dhe me bashkekohor SHSHF ka dizenjuar kete trajnim duke bashkuar protokollet me te avancuara ne fushen e fizioterapise dhe
te reabilitimit.
Elektroterapia analgjezike, TENS, rrymat interferenciale dhe ionoforeza, Ultratingulli, LASER, Teknikat Osteopatike, Kinesio tapping, Acupuntura dhe
Acupresura, manipulimet muskuloskeletike,
stretching i muskujve pergjegjes, Masoterapia, terapia ushtrimore dhe Metodat e traksioneve vertebrale manuale,
elektronike dhe gravitacionale do te trajtohen vecanerisht ne teori dhe do te demostrohen ne praktike.
Cervicalgjia.Spondiloartroza Cervikale
Cervikalgjite jane shkaku i dyte reumatik i invaliditetit.
Studimet e kryera tregojne se afersisht 70% te popullsise ka patur te pakten nje here gjate vitit te fundit dhimbje te qafes ose te shpines. 25% deklaroi dhimbje
te forta qe kufizonin aktivitetin e tyre ne jeten e perdishme.
Kjo patologji prek kryesisht moshat e vjetra,pra individёt pas moshёs 40vj.
Por nё bazё tё statistikave rreth 85% e popullsisё sё prekur janё mbi 60vj.
Lumbalgjia dhe hernia diskale
Lumbalgjitë prekin 60 – 80% te njerëzve gjate jetës se tyre.
Duke filluar nga mosha 30 vjeçare prodhohen ndryshime degjenerative ne diskun vertebral.
Traksionet vertebrale selektive kanë demostruar gjithnjë dhe vazhdojnë të demostrojnë efikasitetin e tyre si pjesë e trajtimit të Fizioterapisë. Na kanë ndihmuar
dhe na ndihmojnë në çlirimin e rrënjëve nervore dhe në rikuperimin e forcës së humbur, dhe si pasojë, në shtimin e hapësirës artikulare, përmirësimin e
kordinimit dhe ristabilizimin e funksionit vullnetar, rritjen e propiocepsionit etj. Gjithçka pas studimit individual të çdo personi.
Urojmë që ky trajnim i realizuar perhere te pare ne Shqiperi të jetë referencë didaktike dhe teknike për fizioterapistët dhe studentët e fizioterapisë.

This Post Has 0 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 17 =

Back To Top