• image

Trajnim: Fizioterapia manuale: mobilizimi dhe manipulimi i artikulacioneve.
Manual physiotherapy: mobilization and manipulation of articulations

Trajnim i dizenjuar sipas standarteve te WCPT
Per here te pare ne Shqiperi, SHSHF te ofron aktualitetin e arsyetimit klinik dhe evidencen mbi manipulimin artikular.
Ky trajnim eshte ridizenjuar me kerkesen e udhezimet e fizioterapistve te SHSHF, bazuar ne kerkesat per punesim ne BE kryesisht ne Gjermani, ku kerkohet vazhdimisht pervoje dhe formim ne fizioterapine manuale.

Dr. Phys. Erion Hiluku SHSHF
Dr. Faton Daci SHSHF

Leksion, demostrime dhe praktike me pjesemarresit ne ambiente akademike dhe klinike. Instruktore dhe pedagoge me formim dhe pervoje nderkombetare.
Rezervim i domosdoshem: 5000 L
Certifikate Anglisht—Shqip te standarteve WCPT Certifikim nderkombetar.
Vendi:Tiranë, 17 -18 nentor 2018. 11:00 New Generation Qender Multifunksionale. Te Selvia.
Kontakt:
fizioterapiashqiptare@gmail.com
www.shshf.al www.wcpt.org Tel:+355 696153858

Objektivi:
Pas diagnostikimit dhe arsyetimit klinik analizohen elementet kryesore mbi te cilat aplikohen manovrat dhe metodat qe cojne ne clirimin e artikulacionit, eliminimin e dhimbjes dhe rikuperimin e funksionit duke stimuluar rigjenerimin indor.
Ne kete trajnim mesohen format e realizimit te diagnostikimit te elementeve domethenes klinike duke ndjekur planet e ndryshme shtresore: kutane, fasciale, muskulare dhe artikulare duke zbuluar sintomat dhe shenjat klinike te pacientit. Me pas mesohen manovrat e pavarura duke i dhene rendesi efekteve neuro-fiziologjike dhe biomekanike qe prodhojne ne inde. Pas demostrimeve pjesemarresit realizojne teknikat duke simuluar patologji reale qe nga diagnostikimi te trajtimi.

Perdorimi i movilizimeve artikulare ka efekt te larte ne trajtimin e patologjive te kolones (hernie, protuzione diskale, radikulopati, skolioze etj) ne patologji artikulare degjenerative (artroza) ne kufizime artikulare, demtime nga mbingarkesa muskulare, adherenca fasciale dhe alterime te zinxhireve muskulare.
Ben te mundur nje aplikim te gjere ngaqe nuk ka kunderindikime te rendesishme dhe mund te perdoret si mjet kryesor ose si nje metode per te komplimentuar ose kombinuar me teknika te tjera te fizioterapise, sepse permireson dhe potencon efektin e tyre.
Metodologjia: 25% teori. 75% praktike. Ambjenti akademik dhe salle praktikash klinike me mjetet e pajisjet e nevojshme per cdo pjesemarres.
Drejtuar: Fizioterapiste dhe studente te fizioterapise.
Kohezgjatja e certifikuar: 16 ore.

Programi:
Koncepte: Fizioterapia manuale i dedikohet vleresimit dhe trajtimit te ndryshimeve artikulare dhe te shtresave te buta, duke patur si metode kryesore mobilizimin artikular. Eshte pjese e rendesishme e fizioterapise e perbere nga bashkesia e metodave dhe veprimeve me qellime terapeutike ose/dhe parandaluese qe aplikojme manualisht mbi shtresat muskulare, kockore, lidhore dhe nervore, nepermjet se ciles ne menyre direkte ose reflekse shkaktojme reagime fiziologjike qe ekuilibrojne dhe normalizojne ndryshimet muskulare, osteoartikulare, organike dhe funksionale, si edhe ulje e kontroll te dhimbjes.
1. Objektiva dhe karakteristika te manipulimit fizioterapeutik.
2. Siperfaqet artikulare.
3. Plani i trajtimit Kaltenborn.
4. Pozicioni tridimensional i artikulacionit.
5. Test funksioni –Sekuenca e eksplorimit
6. Levizjet pasive te indeve te buta.
7. Gradet e levizjes artikulare.
8. Vleresimi i sasise se levizjes.
9. Vleresimi i cilesise se levizjes.
10. Levizjet rrotulluese aktive dhe pasive.
11. Disfuknksione jo kontraktile.
12. Disfunksione kontraktile
13. Diferencimi ndermjet kontraktimit dhe spazmes muskulare.
14. Traksion
15. Kompresion
16. Rreshqitje.
17. Vendosje e drejtimit te rreshqitjes se kufizuar.
18. Gradet e levizjes translatore
19. Perdorimi i gradeve te levizjes translatore.
20. Levizjet e rezistuara
21. Diagnsotikimi diferencial i dhimbjes ne nje sinergji muskulare
22. Levizjet pasive te indeve te buta.
23. Teste shtese.
24. Manipulim – Thrust.
25. Koha e manipulimit.
26. Veprimet fiziologjike te manipulimit.
27. Indikimet e manipulimit fizioterapeutik.
28. Kunderindikimet e manipulimit fizioterapeutik.

29. VLERESIMI FIZIOTERAPEUTIK I BREZIT SKAPULAR
a) Artikulacionet qe e perbejne.
b) Muskujt pergjegjes per levizjen.
c) Anatomi palpatore
30. BERRYLI
a) Eksplorimi fizik i berrylit
31. Vlersim fizoterapeutik i kyçit dhe i dores
a) Inspektimi
b) Provat per vleresimin e nervave te parakrahut
c) Nervi medianus
d) Nervi kubital
e) Nervi radial
32. Mekanizmi i demtimit
33. Vlersimi fizioterapik i legenit ose pelvisit.
a) Artikulacionet e brezit pelvik
b) Inspektimi siperfaqesor
c) Pozicioni i pacientit
d) Palpimi
e) Kapsula dhe ligamenet e artikulacionit koksofemoral.
34. MUSKUJT E ARTIKULACIONIT KOKSO FEMORAL DHE TE GJURIT
35. MUSKULI PIRI FORMIS
a) Testimi dhe trajtimi dhe manipulimi
36. VLERESIMI FIZIOTERAPEUTIK I ARTIKULACIONIT TE GJURIT
a. Inspektimi
b. Palpimi
c. Ligamentet laterale
d. Ligamentet e kryqezuar
e. KAPSULA E GJURIT
f. Menisqet
g. PATELA
h. Provat e eksplorimit te gjurit:
37. KEMBA DHE ARTIKULACIONI I KAVILJES
a) Inspektimi.
b) Funksionet dhe levizjet.
c) Artikulacioni tibio-peroneo astragalino (TPA)
d) Provat eksploruese.
e) Stabiliteti i kaviljes nga veprimi muskular
f) Artikulacioni sub-astragalino
g) Manipulimet.
38. KOLONA VERTEBRALE
a.) Vleresimi dhe manipulimi cervikal
b.) Vleresimi dhe manipulimi torakal.
c.) Vleresimi dhe manipulimi lumbar-sakral.