SHSHF anëtare në Konfederaten Boterore të Fizioterapise – WCPT.

Te nderuar kolege:
Kemi kenaqesi te ju njoftojme anetaresimin e SHSHF ne Konfederaten Boterore te Fizioterapise, WCPT. Kjo eshte Organizata me e madhe e fizioterapise ne
bote, eshte shtepia Boterore e Fizioterapisteve. Ketu konfirmohen avancimet shkencore te profesionit tone dhe tani ne kemi bazat e verteta te fizioterapise.
Hapen dyert e aktiviteteve shkencore boterore per Anetaret e Shoqates Shqiptare te Fizioterapisteve dhe ne kemi me ne fund aksesin ne informacionin me te
aktualizuar ne profesionin tone, kemi te rregulluara dhe me standartet me te larta edhe aktivitet tona.
Me kete rast Shoqata Shqiptare e Fizioterapisteve do te organizoje disa aktivitete informuese dhe sensibilizuese. Anetaret do te njoftohen zyrtarisht me email.
Nëntë organizata të reja anëtare janë pranuar në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë në takimin e Përgjithshëm në Singapor – duke e çuar numrin e
përgjithshëm të anëtarëve në 111.
Anëtarët e rinj janë shoqatat e fizioterapistëve nga Shqipëria, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Kongo, Mongoli, Mali i Zi, Nigeria, Shën Lucia dhe Togo.
Urime te gjithe fizioterapisteve te SHSHF per anetaresimin ne WCPT, urime per punen tuaj, kembenguljen dhe angazhimin!
Bordi drejtues ju uron suksese dhe ju falenderon per besimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme!
Urime te gjitheve!
Per me shume deaje:
http://www.wcpt.org/news/NewWCPTmembersApril15
http://www.wcpt.org/node/48619