Terapia Manuale

Cfarë është Terapia Manuale.
Çfarë është “Terapia manuale” dhe se si ajo ka evuluar në rrjedhën e historisë njerëzore? Kjo është një çështje që ka të bëjë me çdo fizioterapist. Për fat të
keq, në Shqiperi në mungesë të informacionit të mjaftueshëm për ta aplikuar me kompetencë dhe korrektësi, janë krijuar kushte për krimizimin e kësaj metode.
Unë do të doja nga kjo rubrikë të bëj apelin për të gjithë praktikuesit jomjekësor
te terapisë manueleqë
vazhdimisht të pasurohen me kulturën shëndetësore
(sidomos njohuritë shkencave themelore të tilla si anatomia, fiziologjia) për të arritur rregullin minimal në mjeksi “NE QOFTE SE NUK MUNDEM TE NDIHMOJ,
TE PAKTEN MOS DEMTOJ”!
Fjalë për fjalë termi “Terapi Manuale” do të thotë “trajtim me dorë”, por në praktikë mjekësore ajo është përdorur në një drejtim më të ngushtë në lidhje me
ndikimin specifik mbi artikulacionet dhe indeve përreth. Në praktikën moderne ajo ka tre teknika themelore: mobilizimi, manipulimi dhe kompresioni.
Që të ruajmë traditën në paraqitjen e kësaj metodologji është e rëndësishe që të bëhet një përshkrim i shkurtër historik.
Terapia Manuale është një nga metodat më të vjetra terapeutike, që shoqëron njerëzimin që nga krijimi i tij. Siç u përmend më lart, këto janë trajtime me duart.
Aristoteli e ka quajtur dorën “organ i organeve”, dhe Kan i cili e quajti “truri i jashtëm”, që njeriu jo vetëm që prodhon mallra materiale, por përdoret edhe për
trajtimin e dhimbjes dhe vuajtjes të njerzive.
Informacion në lidhje me aplikimin e terapisë manuale në botën e lashtë janë gjetur në shumë murre në Egjipt, ku manipulimi i nyjeve ishte i detyrueshm në
praktikën mjekësore.
Grekët e lashtë e kishin një kult të “manipulimit vertebral” (manipulimin e rruazave). Kjo është aplikuar që nga mësuesi i HipokratitHirodikos.
Mjeku romak me fame Galen, rregullisht përdoren teknika manuale për të shëruar plagë e gladiatorëve.
Avicena, si përfaqësues i njohur i mjekësisë arabe rregullisht përdorte teknika manuale për korrigjimin e “posturave” dhe “shtrëmbimeve” të shtyllës duke
përdorur sisteme komplekse me litarë dhe shirita.
Në vitin 1899 Dr A. Stihl për herë të parë dha një shpjegim shkencor dhe aplikimi të terapisë manuale, duke e quajtur atë “osteopati” për shkak të origjinës
musculoskeletik
të sëmundjeve në të cilat zbatohet me këtë metodologji. Ai përshkroi shumë raste të sëmundjeve të brendshme që shëronte me teknikat
osteopatike (diabet, hipertension, angina, madje dhe dizenteria dhe tifos).
Për fat të keq, në Shqipëri janë krijuar kushtet për shfrytëzim të paligjshëm të teknika manuale. Në shumicën e rasteve, ata zbatohen nga njerëz jo kompetent,
të udhëhequr vetëm nga qëllimi për të realizuar egocentrizmat e tyre dhe përfitime personale. Në mënyrë që terpia manual te mos promovohet në menyrë
negative është mirë që këta njerëz të edukohen në këtë fushë dhe të ndjekin rregullisht seminare dhe trajtimembi këtë temë, për të mos dëmtuar pacientët
(klientët).